Komuna e Deçanit dhe OVL-UÇK-së mbajnë mbledhje komemorative më rastin e ndarjes nga jeta të Komandantit Halim Tolaj

E vogël ishte Salla e Asamblesë Komunale për të pritur një numër të madhe të qytetarëve, shokëve, miqve, familjarëve të Dëshmorëve, Invalid e Veteran të luftës së UÇK-së, bashkëluftëtarë, deputet, komandant lufte të cilët ishin të pranishëm në këtë komemoracion për ti dhënë lamtumirën e fundit komandantit Halim Dervish Tolaj nga fshati Prejlep i cili u nda nga jeta më 23.02.2019 pas një beteje të gjatë më sëmundjen. Halim Tolaj i  takon radhëve dhe organizimeve te para te kësaj ushtrie. Është pjesëmarrës i rrugëve te para për furnizim me armatim, duke u emëruar me pastaj komandant i vijave frontale të Prejlepit, vi frontale kjo qe u zhvilluan luftime të ashpra  dhemb për dhemb me armikun. Komandanti Halim Tolaj, me guxim e trimëri, ishte pjesëmarrës i pothuajse te gjitha betejave te përgjakshme ne Dukagjin, te cilat u udhëhoqën nga Komandant Embleme Ramush Haradinaj. Çdo rënie e shokëve bashkëluftëtarë, atë e bënte te mobilizohej dhe te hakmerrej ashpër mbi forcat armike me bashkëluftëtare. Emri i tij do te jete gjithmonë ne historinë dhe kujtesën e luftës çlirimtare, ishte njeri i qetë, fjalë pak e i matur, dinte t’i vlerësonte njerëzit dhe t’ua njihte vlerat! Qetësia shpirtërore e tij dhe urtia si virtyt i një shqiptari të vërtet, fjalë pak e me vepra të mëdha në luftën e UÇK-së e bënin atë të dallohej në rrethin shoqëror! Komandant Halim Tolaj do të mbetet në kujtesën historike i gjallë si një luftëtar mbase i lindur për luftë! Për trimërinë dhe atdhedashurinë e Halimit kanë folur edhe kryetari i  komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në emër të fshatit Prejlep Dr.Haki Shehaj, në emër të OVL-UÇK-së në Deçan ka fol bashkëluftëtari Bekim Vishaj në emër të Brigadës ,,137 Gjakova,, ka fol komandanti  Agron Kryeziu  ndërsa në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar vëllai Halil Tolaj. Në këtë komemoracion telegrame ngushëllimi kanë ardhur nga Kryeministri i Republikë së Kosovës  Ramush Haradinaj  dhe  OVL-UÇK-Pejë  kryetari Gazmend Sylaj. Nga tani Komandanti Halim Tolaj, do të pushoi i qetë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Prejlep aty ku pushojnë të qetë edhe bashkëluftëtarët e tij Dëshmorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …