leoni

Është mbajtë mbledhja e II-të e rregullt e KPF-së në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi  i Asamblesë Komunale të Deçanit Dr.Haki Shehaj, është mbajtë mbledhja e II-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë anëtarët e rregullt të KPF-së, përfaqësues të OSBE-së, si dhe drejtorët e dikastereve përkatëse për të dhënë sqarime për pikat e rendit të ditës. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,

– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena”,

– Shqyrtimi i Planit komunal të veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-2021,

– Shqyrtimi i Vlerësimit të Rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Deçanit,

– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,

– Shqyrtimi i propozimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2018 në vitin 2019,

– Shqyrtimi i kërkesave,

– Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e parapara, për këtë rend pune janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së ku në të njëjtën kohë kanë marrë edhe sqarimet e duhura nga Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni dhe nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Të gjitha pikat do të diskutohen edhe në seancën e rregull të asamblesë e cila do të  mbahet më 28.02.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …