Në Banjë të Istogut u përurua qendra e rinisë në vlerë prej 100 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitën e tij e ka vazhduar në Banjë të Istogut ku ka përuruar Qendrën Rinore në Banjë. Ministri Gashi shprehu kënaqësinë që po përurojnë këtë qendër e cila do të jetë në dobi të të rinjve të Istogut. “Është një objekt ky që kap shifrën rreth 100 mijë euro, investim i MKRS-së, kurse toka është e siguruar nga Komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, tha ministri Gashi. Gashi tha se është i fokusuar që të u krijohet hapësirë gjithë banorëve të Istogut si mundësi për të kryer aktivitete kulturore e sportive, një ndër to është edhe salla sportive në Vrellë që pritet të përfundoj brenda këtij viti. “Salla sportive në Vrellë është zotim i yni ta përmbyllim brenda këtij viti”, tha ai. Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit me të cilën bisedoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ai tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …