Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka folur për raportet ndërmjet partive në koalicionin qeverisës të vendit. Lekaj, ka mohuar të ketë krizë brenda qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. “Qeveria është stabile”, ka deklaruar Lekaj. “Koalicioni funksionon korrekt”, është shprehur ai.“Sado që ka zhurma të mëdha nga opozita, por edhe mendime të ndryshme brenda koalicionit…”, ka shtuar Lekaj. Mendimi ndryshe i kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në krahasim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër, Haradinaj, për taksën ndaj Serbisë, sipas Lekajt “nuk do të ndikojë në punën e Qeverisë së Kosovës”. “Ta rrëzosh njeriun që po e mbron vendin e vet, është e pakuptimtë”, është shprehur Lekaj, duke mohuar se Qeveria Haradinaj është gati të bjerë. “Nuk ka zgjedhje këtë vit. Nuk ka krizë qeveritare”, ka këmbëngulur Lekaj. “Nuk ka qeveri gjithëpërfshirëse, as qeveri teknike”, ka shtuar nënkryetari i AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …