Me rastin e 21 vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Çirezit me 28 shkurt 2019 Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit do t’i realizojnë këto aktivitete të përbashkëta. Në ora 10:00 vendosen kurora në Varrezat e Dëshmorëve në Likoshan e Çirez. Në ora 10:30 intonohet himni imni kombëtar dhe shtetëror, pastaj nga një fjalë rasti do ta mbajnë përfaqësuesit e të dy komunave Drenas e Skenderaj. Fjalë do të mbajnë edhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Më pas do të shfaqet një program artistik. Ndërsa në ora 11:30 do të zbulohet pllaka përkujtimore për katër dëshmoret e kombit.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …