Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum. “Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkohen Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi në Report Tv. Në vazhdën e konstatime hipotetike, perfide dhe të papërgjegjshme, kryetari Thaçi provokon me një hipotezë aprioristike, sipas së cilës ai do të ngrihet kundër të gjithëve, nëse ata nuk pranojnë që tri komunat shqiptare nën Serbi t’ i bashkohen Kosovës. Deklaratat e tilla nuk janë veçse naive, por qëllimkëqija dhe nuk i kontribuojnë me asnjë element një marrëveshjeje të përbashkët, unike shtetërore në dialogun me Serbinë. As kësaj radhe Thaçi nuk ka folur se çka do t i jepte Serbisë, (po të mundte dhe po t’i kishte duart e lira), në kompensim për Kosovën Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …