Përurohet Qendra Rinore në Banjë

Përurohet Qendra Rinore në Banjë

Kryetari i komunës Haki Rugova i shoqëruar edhe nga Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  Kujtim Gashi, ka përurar Qendrës Rinore në Banjë. Kryetari Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit me të cilën bisedoi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të komunës së Istogut dhe kësaj Ministrie “Me Ministrin biseduam për çështjet e shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, jam i bindur që hasëm në mirëkuptim u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdoj me qëllim të mirë dhe të realizohet palestra e sportit brenda fazës.  Ai tha se kjo qendër pas përurimit pret që edhe të pajiset dhe të jepet ndihma nga ana e ministrisë gjë që ministri u zotua që do ta bëjë.

“Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria pastaj do të vazhdojnë punimet në palestrën në Vrellë, po ashtu do bëjmë kërkesë edhe  për stadiumin e futbollit ku komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do përkrahet nga ministria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe ku do ketë bashkëpunim të mirëfilltë dhe rezultati nuk do të mungoj”, shtoi ndër të tjera kryetari Haki Rugova

Ndërkaq Ministri Kujtim Gashi shprehu kënaqësinë që po përurojnë këtë qendër e cila do të jetë në dobi të rinjve të Istogut. “Është një objekt ky që kap shifrën rreth 100 mijë euro, investim i MKRS-së, kurse toka është e siguruar nga Komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve por edhe të gjithë Istogut”, tha ministri Gashi. Ai po ashtu tha se është i fokusuar që të u krijohet hapësirë gjithë banorëve të Istogut si mundësi për të kryer aktivitete kulturore e sportive, një ndër to është edhe salla sportive në Vrellë që pritet të përfundoj brenda këtij viti, ai tha se salla sportive në Vrellë është zotim i Ministrisë që do të përmbyllet brenda këtij viti. (Adem Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …