Gjatë ditës së sotme janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmes një postimi, Ahmeti ka shkruar se prej që ka marr komuna nën menaxhim Stacionin kanë zbuluar shumë parregullsi. “Para disa muajsh kemi marr në qeverisje Stacionin e Autobusëve. Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat dhe kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …