Në mungesë të vendimmarrjes Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë nuk e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës vendimin e Qeverisë për privatizimin e Telekomit. Ndryshe në këtë mbledhje mori pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Lluka u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni ndërsa ndër të tjera ka thënë se Telekomi nuk do të privatizohet nëse ofertuesit ofrojnë vlerë më të ulët sesa ajo që është paraparë në komisionin për vlerësim. Por ai ka ripërsëritur se privatizimi është mënyra e vetme e rimëkëmbjes teksa ka thënë se nëse çdo gjë do të shkoj sipas planit në fillim të 2020-es do të privatizohet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …