Sot në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës u përurua libri i autorit, Xhevat Hasani: “Me dëshmorin Selman Lajçi nëpër Sanxhak”. Dëshmori, Selman Lajçi ka qenë veprimtar i hershëm i Lëvizjes Kombëtare, i burgosur politik dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Rugovës. Recensenti i librit dr. Profesor Zymer Neziri foli për jetën dhe aktivitetin atdhetar, politik dhe çlirimtar të dëshmorit,Selman Lajçi i cili tërë jetën ia kushtoi kombit dhe çlirimit të,vendit nga robëria serbe. Për librin folën edhe Isa Bicaj, Lush Culaj si dhe autori i librit, Xhevat Hasani bashkëveprimtar i dëshmorit. Në fund të përurimit, autorin e librit dhe të pranishmit, në emër të familjes i përshëndeti djali i dëshmorit, Dardan Lajçi.
Kontrolloni gjithashtu
Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë”
Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …