Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll, më 27 shkurt të vitit 1897, atdhetarët e njohur shqiptarë nxorën në dritë, “Alfabetaren e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e arsimuesve të njohur: Sami Frashëri, Jani Vreto e Pashko Vasa. Kjo ishte vepra ndër më të rëndësishmet e rilindësve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 kishin themeluar “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia. Alfabeti i kësaj Abetareje plotësonte njërën nga kërkesat bazë të Rilindjes Kombëtare, lidhur me përhapjen e arsimit kombëtar, që i hapte rrugën veprave të para të Rilindjes sonë Kombëtare. Në gjirin e kësaj shoqërie atdhetare bashkëpunuan, vëllezërit Frashëri, Pashko Vasë Shkodrani, Jani Vreto, e të tjerë. Fetë e ndryshme të këtyre arsimuesve, jo vetëm që nuk u bënë pengesë për bashkëpunim, por përforcuan idenë se për çështjen e gjuhës, kombit, kulturës e Atdheut shqiptarët kishin qenë dhe ishin bashkë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …