Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se kjo parti politike gjatë pesë vjetëve të ekzistencës së vet ka arsyetuar themelimin e vet. Me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Nismës, ai ka thënë se para dhe pas themelimit ky subjekt politik është përballur me pengesa të ndryshme. Ai ka treguar se kjo parti politike ka bërë punë të mira edhe në qeveri, në dikasteret që drejton. Sherifi e ka ftuar spektrin politik për bashkim në çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke theksuar se taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet. Sipas Sherifit, bashkimi politik për taksën do ta zmbrapste presionin sikurse ka ndodhur me “Trepçën”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …