Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim asamblistin shqiptar të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. Veseli dhe Gjonaj diskutuan për zhvillimet politike, arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe sfidat që ajo ka para vetes. Kreu i Kuvendit tha se rasti i Mark Gjonajt është shembulli më i mirë i këtij integrimi, kjo edhe falë mundësive që shteti amerikan u jep të gjithë shtetasve të tij. Veseli shtoi se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të shërbejnë si një urë e fuqishme lidhjeje midis SHBA-ve dhe vendeve prej nga vijnë dhe se diaspora vazhdon të mbetet një prej aseteve kryesore të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njoftoi Veselin për punën dhe angazhimet e tij në jetën politike amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …