leoni

SBASHK paralajmëron grevë në shtator pas vendimit të kryetarit të Dardanës për mbylljen e 19 shkollave në këtë komunë

SBASHK-u del kundër vendimit të MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

SBASHK-u përmes një reagimi për media thotë se nuk e njeh si të ligjshëm Vendimin e Ministrit Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së punëtorëve arsimor. “Nga fakti se si ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake  me SBASHK-un, e aq më tepër kur dje kishim  takim me Ministrin Bytyqi, në prani te Drejtores së përgjithshme te Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë  asgjë lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagim. SBASHK thekson se me t’u publikuar në faqen zyrtare të MASHT ky vendim do të ngris padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre, bie ndesh me Ligjin mbi grevat  dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë duke kërkuar nga gjykata  masën e përkohshme,për suspendimin e përkohshëm të këtij vendimi  deri në shqyrtimin  përfundimtar dhe vendimin meritor të gjykatës. “Deri atëherë u bëjmë apel Drejtorive Arsimore në komunat e Kosovës  që të mos caktojnë orare për zëvendësimin e orëve  të humbura në grevë  sepse vendimi  i Ministrit të  MASHT-it është i kontestueshëm. SBASHK po ashtu u drejtohet punëtorëve në tërë Arsimin e Kosovës të mos zbatojnë vendimin  për zëvendësimin e orëve  deri në vendimin  përfundimtar e meritor   të gjykatës gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në fund të reagimit

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …