U mbajt Tryeza: Përfituesit e skemave sociale, punësimi sfidë për ta

Hidajete Mazreku, Kryesuese e Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE ),  mbajtën Tryezën: Përfituesit e skemave sociale, sfida për  punësimin e tyre.  Në këtë Tryezë morën pjesë anëtarë të Komitetit për Komunitete, përfitues të skemave sociale nga komuniteti rom e shkali, komuniteti shumicë, Zyra e punësimit, Qendra për Punë dhe Mirëqenie – Sociale si dhe OSBE. Afrim Zogaj nga Qendra për punë dhe Mirëqenie – Sociale në Malishevë tha. “Aktualisht është në fuqi Ligji i Punës dhe të drejtat e punësimit, në veçanti për kategoritë sociale, të cilët marrin asistencë nga Buxheti publik, ai për fëmijët deri në moshën pesë vjeçare dhe mbi tetëmbëdhjetë vjeçare po ashtu edhe për përfituesit e skemës sociale, ku edhe jep sqarime të plota se si duhet vepruar për këto kategori”, përfundoi Zogaj. Kurse,  Hidajete  Mazreku ndër të tjera veçoi “Se  për shumë arsye ekonomike po bëjnë edhe ndonjë punë të dytë, dhe  mbi këtë bazë po u ndalohet asistenca, për  ta përfituar sërish, po kalon një kohë e gjatë për arsye procedurale dhe ligjore dhe  përfituesit e skemës sociale, po obligohen edhe të kthejnë paratë, për t’u bërë fitues sërish të asistencës”. Në Tryezë ishin të  pranishëm edhe shefi i seksionit të punës pranë OSBE-së Nils Johannes  dhe Alexandara Popova. Tryeza kishte për qëllim njoftimin dhe sensibilizimin e kësaj kategorie shoqërore, rekomandimet për ndryshim të ligjit që  fëmijët të përfitojnë deri në moshën 18 vjeçare ndihmë mbështetëse, dhe  të zgjidhet me ligj punësimi i përfituesve të skemave sociale, në mes  punëmarrësve dhe punëkërkuesve mbi këtë ligj dhe  të drejtën e punësimit,  në veçanti të komuniteteve romë e shkali dhe komuniteteve në përgjithësi. Këto sugjerimi dolën pas një debati nga të pranishmit që u zhvillua në  këtë Tryezë me  temën; Përfituesit  e  skemave sociale, punësimi sfidë për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …