Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se SHBA tashmë ka filluar të merr veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre për taksën. Duke theksuar se qëndrimi i Amerikës për taksën është mese i qartë. “Është e rëndësishme të shohim qëndrimin zyrtar të SHBA-së. Është e rëndësishme të shohim efektin e veprimeve të tyre. Është e rëndësishme të shohim fillimin e suspendimeve që SHBA i bëri asistencës teknike ndaj FSK-së dhe paralajmërimi për suspendim të fondeve të tjera. Është ndalë vizita për 17 shkurt nga garda e Iowa-s, që kishte qenë e planifikuar më parë. Kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në”, tha ai. Ministri ka thënë se ai vet në Qeveri e ka votuar vendosjen e taksës, por tani është koha për të kaluar në një plan tjetër. “Unë vet kam votuar këtë taksë, por tani është koha që të kalojmë në planin B. E ky plan është propozimi i zotit Kadri Veseli për suspendimin e kësaj takse”. Tahiri ka thënë se për herë të parë ambasada e Amerikës në Kosovë nuk u jep viza zyrtarëve shtetërorë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …