UCK

Luftimet në Çirez e Likoshan 21 vjet më parë shembën dilemën pacifiste, se liria do të fitohej me bisedime

21 vjet më parë njësitet e UÇK-së, të cilat i drejtonte, Komandanti, Adem Jashari sulmuan forcat policore serbe në vendin e quajtur,  “Te lisat Gjashtënjakë” me fshatrave Qirez dhe Likoshan. Gjatë ndeshjeve, luftëtarët e lirisë shpartalluan një patrullë policore  ku mbeten të vrarë 4 serbë dhe disa të tjerë të plagosur rëndë. Në shenj hakmarrje për këtë ndeshje ballë për ballë, forcat policore serbe zemërimin e tyre fashist e derdhën mbi popullatën civile në fshatrat Çirez e Likoshan, ku ekzekutuan mizorisht 24 banorë të këtyre fshatrave, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë dhe një grua shtatzënë. Në rrethimin e fshatrave, forcat serbe kishin përdorë artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të motorizuara, tanke e topa.

Në ditët vijuese, ushtria dhe policia serbe do të përshkallëzonte sulmin duke vënë në rrethim lagjen Jashari në Prekaz, ku për tri ditë rresht ishin zhvilluar luftime të pandërprera. Gjatë luftimeve, kishin rënë 56 pjesëtarë të familjes së gjerë Jashari, ndërsa 21 anëtarë nga familja e ngushtë e Legjendarit të UÇK-së, Adem Jashari. Heroizmi  kolektiv i Jasharëve në Prekaz i dha hovin vendimtarë mobilizimit gjithë popullor në radhët e UÇK-së, derisa në anën tjetër Lëvizja pacifiste mbante zgjedhje “të lira” dhe ftonte popullin të mos i kundërvihej forcave serbe. Ideatori i LDK-së, Jusuf Buxhovi,   kërkonte nga kryetari, Ibrahim Rugova ta pacifikonte Drenicën dhe të mos lejonte që njerëzit e papërgjegjshëm ta përsërisnin kohën e Shaban Paluzhës.

Me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Likoshanit dhe të Çirezit, Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit sot do të mbajnë  aktivitete të përbashkëta. Në orën 10:00 vendosen kurora në Varrezat e Dëshmorëve në Likoshan e Çirez. Në orën 10:30 intonohet himni imni kombëtar dhe shtetëror, pastaj nga një fjalë rasti do ta mbajnë përfaqësuesit e të dy komunave Drenas e Skenderaj. Fjalë do të mbajnë edhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve. Më pas do të shfaqet një program artistik. Ndërsa në orën 11:30 do të zbulohet pllaka përkujtimore për katër dëshmoret e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …