Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit tha se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës rrënjët i ka në luftën e lavdishme çlirimtare dhe në rezistencën e shumë brezave. “Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë. Sot, kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008. Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …