Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës do të hap ekspozitën ‘Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, e autores Fetnete Ramosaj. Kjo ekspozitë do të hapet me 3 dhjetor, ditën e enjte, në orën 18:00 në Galerinë e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë. Studiuesja dhe veprimtarja, Fetnete Ramosaj është autore e disa librave dhe dhjetëra studimeve që pasqyrojnë krimet e shtetit serb në Kosovë si dhe aktivitetin e organizatave ekstremiste serbe në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë”
Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …