Themelimi i Partisë NISMA për Kosovën pesë vite më parë, erdhi si domosdoshmëri e kohës në skenën politike të vendit tonë, duke i’u ofruar qytetarëve një subjekt politik ku të gjithë pjestarët e sa ndihen njëjtë të barabartë dhe të rëndësishëm, subjekt politik ku debati i brendshëm është vlerë dhe virtyt i saj, e që në thelb të organizimit dhe funksionimit të saj ka tre parimet themelore: Lirinë, Drejtesinë dhe Solidaritetin.
Orientimi ynë si qendër e majtë politike me epiqendër qytetarin sjellë frymën socialdemokrate, duke ofruar dhe garantuar solidaritetin qytetar dhe drejtësinë sociale, për ti dhënë hapësirë progresit dhe zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit. Vizioni ynë është Kosova shtet i së drejtës, i dijes, shtet i zhvilluar, i drejtësisë sociale dhe shtet i integruar në BE. Përderisa për mision kemi bërjën e Kosovës shtet me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, shtet të dashur dhe të respektuar për të gjithë qytetarët e saj.
Liria, Drejtësia dhe Solidariteti si vlera të barabarta dhe komplementare të njëra tjetrës janë vyrtyte themelore të pandashme të partisë sonë dhe ne mendojmë, se vetëm mbi bazën e këtyre vlerave mund të krijohet uniteti i shoqërisë sonë i cili është nevojshëm në këtë periudhë në të cilën po kalon vendi.
Ç’ka i ofroi Nisma, Kosoves për këto 5 vite? Mendësi të re politike si asnjëherë me parë në politikbërjen e Kosoves, ku fjalen e ka qytetari, ku vleresohet mendimi i secilit individ, ku bëhet debat për çështje dhe tema të caktuara, ku programi politik qeverisës buron nga qytetarët dhe ku vendimet merren si produkt i unifikimit të qëndrimeve pas debatit të brendshëm partiak.
Lidership të denjë politik, të sprovuar në etapa dhe kohë, kontribues për të mirën e vendit si zoti Limaj e z.Krasniqi. Mundësi, thirrje dhe gatishmëri të përhershme për unitet gjithë skenës politike në vend për secilen temë, në secilën kohë, pavaresisht të qenurit tonë në opozite apo në pushtet. Venia në shërbim të agjendave shtetërore të vendit me tërë kapacitetet e saja edhe liderin e saj politik z.Limaj, në ballë të delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë
Ku është Nisma sot? Parti politike e strukturuar me forumet e saja, e shtrirë në të gjitha komunat e vendit, me Nisma e Gruas dhe të Rinisë. Parti politike e konsoliduar, në dy mandate e përfaqsuar në Kuvendin e Kosovës si parti parlamentare. Pjesë e Qeverisë së vendit e përfaqesuar me Zëvendëskryeminstrin e Republikës së Kosovës dhe me udhëheqjen e tre ministrive. Në nivelin lokal e përfaqësuar pothuajse në të gjitha asambletë komunale, qeverisë me Komunën e Malishevës dhe bashkeqeverisë në shumë Komuna tjera të vendit.
Tani pesë vite pas, lirisht mund të themi se projekti politik NISMA SOCIALDEMOKRATE është pranuar mirë dhe fuqishëm nga qytetarët, kjo dëshmon se ky projekt me kohë i është dashur vendit. Kështu që në këtë pesë-vjetor festiv, çdo anëtarë dhe simpatizant i NISMA Socialdemokrate ka arsye të ndihet krenar që pjesë e angazhimit tonë të përbashkët politik. Kosova ka nevojë për frymën Socialdemokrate, ne do të vazhdojmë te kultivojmë këtë mendësi dhe frymë politike në vazhdimesi.
NISMA Socialdemokrate do të vazhdoj të jetë e hapur për secilin qytetar të vendit, që anganizhimin e tij politik e vënë në shërbim për vendin dhe për qytetarin. Urime strukturave drejtuese të partisë, strukturave të degëve e nëndegëve, gjithë juve anëtarë dhe simpatizantë të NISMA Socialdemokrate! Vazhdojmë së bashku në rrugetimin tonë të përbashkët.