Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe anëtarë i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me deklarimin e Presidencës së Kosovës, se Delegacioni Shtetrorë, është për suspendimin e taksës. Ahmeti në reagimin tij kishte thënë se ai asnjëherë nuk është deklaruar për suspendim të taksës në asnjë takim tjetër. “Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës. Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme. Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …