leoni

Është mbajt mbledhja e II-të e rregullt e Asamblesë Komunale në Deçan

Është mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ku për diskutim ishin 8 pika për rend dite. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Dr.Haki Shehaj,  i cili e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale si dhe përfaqësues të OSBE-së. Më poshtë ju elaborojmë të gjitha pikat që kanë kaluar pas diskutimeve;

Rend pune:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP dhe marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,

Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP dhe marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena”,

Shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal të veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2019-2021,

Shqyrtimi dhe miratimi i Vlerësimit të Rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera në territorin e Komunës së Deçanit,

Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,

Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2018 në vitin 2019,

Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pikat e 2, 3 ,4 dhe e 5-të pas dhënies së arsyeshmërisë nga kryetari Ramosaj dhe Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, më shumicë votash janë miratuar këto pika të rendit të ditës. Po ashtu edhe pika e 7-të e rendit të ditës është votuar më shumicë votash pas arsyeshmërisë së Drejtorit për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Në këtë seancë është diskutuar edhe  Raporti i Auditorit të Jashtë ku  nga deputetët është rekomanduar që të gjeturat e këtij raporti të përmirësohen për ketë vit. Ky raport nuk votohet vetëm diskutohet. Në të ndryshëm është diskutuar për mënyrën e financimit të Klubeve Sportive në Komunën e Deçanit , ku nga të gjitha subjekte politikë është rekomanduar që në kuadër të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport të krijohet një grup punuese nga të gjitha subjektet politike dhe të shikohet mënyra e përkrahjes së klubeve sportive në komunën e Deçanit si: Hendboll, Futboll, Shah, etj. Në këtë seancë më shumicë votash është përkrahë KF ,,Deçani”, më 10 mijë euro për fillimin e grave në sezonin pranveror me 3 Mars.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …