leoni

Ministri Reçica, ka pritur në takim Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka pritur në takim Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës me të cilën ka bisedua rreth çështjes së financimit të OJQ-ve/Strehimoreve për mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore dhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore. Ministri Reçica ka theksuar se MPMS do të vazhdojë t’i mbështesë OJQ-të, Strehimoret si dhe qendrat ditore të licencuara, ashtu siç është paraparë në buxhetin e vitit 2019. Përkujdesi ndaj kategorive më në nevojë, është obligim i yni ligjor, ka thanë ndër tjerash ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …