Oda Ekonomike Amerikane përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësimin me favorizimin e ndërmarrjeve publike. Sipas tyre, kjo praktikë e gabueshme cënon trajtimin e barabartë të ndërmarrjeve publike me ato private. Oda Amerikane thekson se ndërmarrjet publike në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si “autoritete publike”, prandaj praktika e blerjes së shërbimeve të tyre nga ana e autoriteteve kontraktuese përmes dispozitave të “prokurimit brenda shtëpisë” duhet të ndërpritet, meqë cenon konkurrencën e drejtë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …