Drejtori komunal i Arsimit në Rahovec mbajti takim me drejtorët e shkollave

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të komunës, me të cilët ka diskutuar për mënyrën e kompensimit të orëve mësimore të humbura gjatë grevës. Drejtori Morina ka thënë se në takimin me drejtorët e shkollave të komunës, diskutuam për mënyrën e kompensimit të orëve mësimore të humbura gjatë grevës. Po ashtu, është formuar Këshilli Organizativ për shënimin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit dhe janë obliguar të gjithë drejtorët për të zbatuar udhëzimin administrativ për moslejimin e përdorimit të telefonave në procesin arsimor. Gjatë këtij takim në mes të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave janë dakorduar që kompensimi i orëve të humbura të bëhet sipas kësaj mënyre: Duke filluar nga data 2 Mars, do të mbahet mësim çdo të shtune (Marsi ka 5 të shtuna). Pushim pranveror (5 ditë të parapara sipas kalendarit të vitit shkollor) nuk do të ketë. 5 ditë mësimi do të mbahen në fund të vitit mësimor, pra viti mësimor zgjatet për 5 ditë më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …