Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, ka thënë se organizimi i ndonjë konference me Rusinë, shkëmbimi i territoreve, ndarja e vendit dhe ideja e Unionit Ballkanik kurrë nuk do të ndodhin. “Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia. Kosova do të angazhohet vetëm në një proces ku udhëhiqet nga BE-ja dhe ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do të lejojmë as të qarkullojnë idetë për Union Ballkanik, pasi është cenim i kombit tonë, i vlerës euroatlantike dhe është rikthim për kombin tonë. Unioni ynë është ai i Bashkimit Evropën, NATO dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë, kryetari Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …