Kryetari Jashari pret në takim zyrtarë të OSBE-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës rajonale të OSBE-së, Ilija Bondaleski dhe zyrtarin e lartë për çështje të komuniteteve, Jordan Colon, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në mes Komunës së Skenderajt dhe OSBE-së. “Në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi, me Zyrën e OSBE-së në Mitrovicë do të zhvillojmë disa programe dhe aktivitete me qëllim të avancimit të dialogut ndërmjet komuniteteve”, është shprehur kryetari Jashari. “Jam i kënaqur sidomos për raportet e mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, që jetojnë në harmoni të plotë në fshatrat Bajë dhe Syriganë, ku para disa ditësh kam vizituar këto fshatra, dhe i kam njoftuar banorët atje për projektet që do të realizohen gjatë këtij viti në këto lokalitete. U ndava i kënaqur gjithashtu edhe me vlerësimin e OSBE-së, që Skenderaj është ndër komunat e para në nivel të Kosovës me ofrimin e shërbimeve efikase ndaj qytetarëve”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …