NISË FUSHATA “VENDOSE RRIPIN, PËR SIGURINË TUAJ”

“Vendose rripin, për sigurinë tuaj” është fushata e lansuar të premten nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me anë të së cilës synohet vetëdijesimi i pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurisë, si një nga indikatorët më të mëdhenj të parandalimit të lëndimeve të shkallës së lartë në raste aksidentesh. Me këtë rast, drejtori i Departamentit Koordinues të Këshillit të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në MIT, Fejzulla Mustafa dhe drejtori i Drejtorisë së Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, prezantuan para qytetarëve dhe mediave gjendjen aktuale të sigurisë në rrugë.  Këta theksuan se muajit mars do t’i jepet epiteti i muajit të sigurisë në rrugë. Përmes kësaj kampanje, MIT pretendon që përmes shpërndarjes së fletushkave të cilat përmbajnë mesazhe sensibilizuese të vetëdijesojnë qytetarët se vendosja e rripit të sigurisë në radhë të parë duhet të konsiderohet kulturë me rëndësi të madhe për siguri. Kjo fushatë do të zhvillohet edhe ditëve në vazhdim dhe se do të përfshijë të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …