KK i Malishevës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Rrahim Morina, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa raporte të punës së komiteteve, trupa të kuvendit, si dhe ka shqyrtuar disa raporte tjera të komisioneve dhe sektorëve të ndryshëm. Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e punës për vitin 2018 të shtatë komiteteve, si dhe raportin e punës së komisionit të aksionarëve. Po ashtu në këtë mbledhje, është shqyrtuar raportit i komisionit për verifikimin e shpenzimeve, sipas marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, ku janë dhënë edhe disa rekomandime për vazhdimin marrëveshjes në të ardhmen, përfshi edhe kohëzgjatjen e marrëveshjes, nga një, në dy vite. E gjithashtu, edhe Plani i Punës së Zyrës ës Prokurimit Publik, për vitin 2019, është shqyrtuar nga ana e KK të Malishevës. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar edhe kërkesat e Shoqatës së Arsimtarëve Pensionist dhe të Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Malishevës, për dhënien e hapësirës për zyra, për zhvillimin e aktiviteteve të këtyre dy shoqatave, si dhe është shqyrtuar kërkesat enjë qytetari, për lejimin e shfrytëzimit të  hapësirës publike (rrugë), për kyçje në oborrin e shtëpisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …