Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të Lartë të Parlamentit Evropian, të cilit i printe David McAllister, ku u vlerësuan procesi integrues dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. “Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve ishte rast për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në. Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së. Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë. Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues”, ka thënë Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …