Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se para se të merrej vendimi për taksën ka qenë vendimi për të ndalur futjen e mallrave të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saj kushtetues. Ai ka thënë se asnjëherë më në Kosovë me apo pa taksë nuk do të lejohet të futën mallra me mbishkrime jokushtetuese. “Unë kam marrë një urdhërese më u ndalu çdo mall që nuk i referohet me emërtimin e saj kushtetues. Është hera e parë që janë ndalu mallra të cilat nuk e respektojnë emërtimin e saja kushtetues. Kjo ka marrë fund. Urdhëresa tashmë është shndërruar në vendim të qeverisë”, ka thënë ai. Sa i përket zhvillimeve në koalicionin qeverisës, ai ka thënë se kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, po angazhohet që spektri politik kosovar të ketë një qëndrim të përbashkët rresh taksës. Duke folur për vendosjen e taksës, ai ka thënë se me propozimin e tij për vendosje të kësaj mase i ka kryer detyrën e tij kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …