Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Ramush Haradinaj: Sa do vështirë që do të jetë, ne do t’i ruajmë kufijtë e Kosovës, të 17 shkurtit 2008

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi, që të, siç u shpreh ai “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë. “Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë, Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ynë ekziston, policia jonë e patrullon. Pra, nuk ka korrigjim, e në emër të korrigjimit të na e luajnë lojën, siç na e kanë luajtur lojën me Malin e Zi”, tha Haradinaj. “Sa do vështirë që do të jetë, që t’i ruajmë kufijtë e Kosovës, të 17 shkurtit, ju siguroj se nuk ka kush që i prek, nuk mundet askush t’i prek”, tha Haradinaj. Thaçi ka proklamuar idenë e tij të ndryshimit të kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjim” të tij, duke thënë se komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do t’i bashkohen territorit të Kosovës. Kundër idesë së ndryshimit të kufirit me Serbinë janë shprehur edhe partitë opozitare. Kryeministri Haradinaj në të kaluarën ka deklaruar se kufijtë e një shteti ndryshohen vetëm me luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …