Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Pa Epopenë e Jasharëve në Kosovë nuk do të nxehte dielli i lirisë dhe pavarësisë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ka thënë se pa epopenë e Jasharëve në Kosovë nuk do të nxehte dielli i lirisë dhe pavarësisë. Për më shumë se dy dekada pas kësaj ngjarje të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar, ai ka thënë se fitorja është e madhe, por jo e plotë. Krasniqi ka deklaruar se Prekzai i Poshtëm dhe Lagja e Jasharëve janë bërë qendra të pelegrinazhit për të gjithë shqiptarët, ndërsa Adem legjendari, kryesimbol i lirisë dhe i pavarësisë sonë.Ai ka thënë se është koha që institucionet shtetërore t’i kushtojnë vëmendje të shtuar dhe serioze Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari”, që është bazamenti i lirisë dhe i shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …