Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme që platforma e dialogut të jetë sa më shpejtë në Kuvend për votim. Ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. Në mbyllje të mbledhjes së Qeverisë ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë ministrave që të jenë nesër prezent në seancën solemne të Kuvendit për nder të Epopesë së UÇK-së.
