Limaj: Ardhja në Prekaz të shërbejë për të kujtuar se lirinë që sot e kemi dhe e gëzojmë është rezultat i një sakrifice biblike

Limaj: Ardhja në Prekaz të shërbejë për të kujtuar se lirinë që sot e kemi sot është rezultat i një sakrifice biblike

Nisma Socialdemokrate ka bërë homazhe në Prekaz për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se sot shqiptarët kudo që janë vijnë në Prekaz në këtë ditë të shenjtë për të nderuar dhe shprehur respektin dhe përuljen para një personaliteti të madh, i cili thotë Limaj se ndryshoj rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës dhe kombit shqiptarë por edhe regjionit. “Ardhja në Prekaz duhet të shërbejë për të gjithë ne për të kujtuar se atë që sot ne e kemi dhe e gëzojmë është rezultat i një sakrifice biblike, të panjohur në këtë pjesë të Evropës. Nga një familje e madhe dhe nga një drejtues i madh i luftës çlirimtarë siç është komandanti legjendar dhe si detyrë që ne të tjerët të gjallët të vazhdojmë rrugën drejtë realizimit të objektivave tona për të pasur një Kosovë të fuqishme, të lirë, një mirëqenie e demokratike”, ka thënë Limaj. Pas homazheve, drejtuesit e Nismës janë pritur në kullën e Jasharajve nga pjesëtar të familjes Jashari në krye me Rifat Jasharin.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …