leoni

Jashari: Rënia e Adem Jasharit, për liri na obligon të jemi të bashkuar si kurrë më parë dhe ta avancojmë Kosovën

Jashari: Rënia e Adem Jasharit, për liri na obligon të jemi të bashkuar si kurrë më parë dhe ta avancojmë Kosovën

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e ka vlerësuar shënimin në mënyrë madhështore nga personalitete të lartë shtetërore të përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta veprën dhe sakrificën sublime të familjes Jashari 21 vite më parë. “Epopeja e UÇK-së, në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të rënëve tjerë të lagjes, po shënohet në mënyrë madhështore nga personalitete të lartë shtetërore të Republikës së Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, delegacione komunash dhe qytetarë nga katër anët e shqiptarisë, në 21-vjetorin e rënies heroike të kryetrimit kombëtar. Rënia e Adem Jasharit, për lirinë e vendit tonë, na obligon të jemi të bashkuar si kurrë më parë, dhe ta avancojmë ndërtimin e Kosovës, ku pasardhësit tanë të jetojnë në të mira e begati!Lavdi e përjetshme sakrificës së Adem Jasharit, Familjes së tij, dëshmorëve të kombit, martirëve dhe gjithë të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …