Komuna e Malishevës nderoi dëshmorët

Komuna e Malishevës, në kuadër të shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ka nderuar të gjithë dëshmorët e kombit, përmes nderimeve dhe homazheve në varrezat e dëshmorëve të kombit në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz. Në këto nderime dhe homazhe, të prira nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve të kombit, zyrtarë komunal dhe anëtarë të Kuvendit të Komunës, si dhe nxënësit e SHFMU “Imer Krasniqi”. Më pas një delegacion i Komunës së Malishevës, ka vizituar edhe kullën e familjes Jashari në Prekaz, ku janë pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari, i cili e ka falënderuar delegacionin nga Komuna e Malishevës, për këtë vizitë dhe për nderimet e bëra për të gjithë dëshmorët e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …