Në Tiranë takohen dy drejtorët e Korporatave Energjetike, Njazi Thaci Drejtor i KEK-ut dhe Benet Beci Administrator i KESH-it

Zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla me e fuqishme e zhvillimit ekonomik në të dy vendet. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të avancohet edhe më tej bashkëpunimi dhe të këtë një koordinim më të mirë mes të dy vendeve si në aspektin e planifikimeve operative po ashtu dhe në atë teknik. Një pikë me shumë rëndësi dhe interes është dhe planifikimi i investimeve të përbashkëta në krijimin e kapaciteteve të reja energjetike. Ky ishte konkluzioni qe doli nga takimi që patën në Tiranë dy drejtorët e Korporatave Energjetike, Njazi Thaci Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Benet Beci Administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Qëllimi kryesor i takimit ishte koordinimi i një platforme të përbashkët të politikave të sektorit energjetik që është në interes të dy shteteve e mbi të gjitha në interes të konsumatorëve në mënyrë që të këtë stabilitet në furnizim dhe të ruhet çmimi i konsumatorit duke dominuar prodhimin vendor dhe ulur në minimum importin nga vendet e tjera. Administratori I KESH, Benet Beci pas takimit u shpreh se është kënaqësi që po avancohet më tej në bashkëpunimin mes dy kompanive. “Ky takim do të vijoj më tej me takime të tjera të cilat do të kenë për qëllim shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të vendeve respektive me qëllim arritjen e një tregu të qëndrueshëm energjetik gjë që shoqërohet me rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Beci pas takimit. Nga ana tjetër edhe drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaci ka thënë se janë dukë u bërë disa hapa konkret për të çuar një hapë përpara bashkëpunimin në mes të KEK-ut dhe KESH-it. “Bashkëpunimi me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare ka vite që është duke funksionuar mire dhe është duke avancuar më tej me hapa të ndjeshme në interesin jo vetëm të Korporatave por dhe të sektorit energjetik në përgjithësi. Pra jemi gjithnjë pranë njëri tjetrit për t’i dalë në ndihmë ne raste te emergjencave në shkëmbim të energjisë elektrike, kurdo që kemi nevojë për njëri tjetrin dhe atë, energji elektrike 1 me 1. Kurse tani kemi filluar bisedimet për të avancuar këtë bashkëpunim edhe në aspektin teknik, për të parë mundësitë e financimit të përbashkët në kapacitetet e reja prodhuese. Aktualisht, kemi filluar harmonizimin e kohës së remonteve kapitale dhe revizioneve të njësive tona operuese. Kjo do krijoj mundësi me te mira që të kemi me shumë energji në dispozicion si dhe te mos jemi jashtë prodhimit në të njëjtën kohë Termocentralet e KEK-ut dhe Hidrocentralet te KESH-it”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaci gjatë këtij takimi. Në fund, të dy drejtorët ranë dakord për ngritjen e grupeve të punës për të hartuar më tej një strategji afatgjatë e bashkëpunimit mes KEK dhe KESH sha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …