Kryeministri Haradinaj thotë se ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend të Kosovës

Kryeministri Haradinaj thotë se ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma e kanë vendin në Kuvend të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën e sotme ka thënë se nuk e din cili subjekt politik nuk e ka në interes temën e dialogut. “Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka interes këto tema, pasi janë në interes të vendit. Nuk besoj që dikush mundet me e mohu rëndësinë e temave, mendoj që ligji për delegacionin shtetëror por edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se në fund duhet të arrihet një konsensus pasi i është dhënë mundësia Kuvendit ta ruaj Kosovën e 17 shkurtit. “Është një debat i gjallë në Kosovë, edhe në arenën ndërkombëtare vazhdon diskutim i pandalshëm për procesin që na pret. Shfrytëzoni mundësinë dhe jepne kontributin e juaj për këtë etapë që jemi. Ne gjatë ditës e kemi të paraparë edhe kuorumin për votë por të paktën jepni pikëpamjet e juaja”, ka përfunduar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …