Vetëvendosja kërkon Bashkëpunim ndër-shqiptar përballë obstruksionit të Serbisë

Nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes mbajtën sot një konferencë për media ku paraqitën problemet lidhur me Rezolutën më të fundit të miratuar në Këshillin e Evropës. Serbia po e vazhdon fushatën e saj obstruktive kundër Republikës së Kosovës njëjtë siç bëri muaj më parë në UNESCO. Serbia po i përdor të gjitha kapacitetet e saj diplomatike për ta penguar Kosovën që të anëtarësohet nëpër institucionet ndërkombëtare. Në Këshillin e Evropës Serbia arriti që në raportin periodik për Kosovën t’i përfshijë amendamentet të cilat u integruan në tekstin e rezolutës në 7 dhjetor dhe u votuan me 28 janar në Asamblenë e Përgjithshme. “Dy prej këtyre amendamenteve janë veçanërisht problematikë. Njëri amendament kërkon krijimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Kurse amendamenti tjetër kërkon rritjen e rolit të UNMIK-ut në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Pas gjithë kësaj lufte që po e bën Serbia kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, është e pafalshme se si kryeministri Mustafa po e vazhdon dialogun me Serbinë në të njëjtat linja sikur më parë” – tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …