Tema të tjera...
Gjykata speciale e Hagës refuzon pjesërisht ankesat e Salih Mustafës për shkelje të të drejtave
18/04/2025
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh anëtar i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë në seancën e sotme të Kuvendit për miratimin e platformës për dialogun ka thënë se miratimi i rezolutës për emërimin e delegacionit shtetëror për dialog, leximi i parë i ligjit për delegacionin shtetëror, përgjegjësitë dhe kompetencat e tij, sikurse edhe sot platformë që është para jush në Kuvend kanë pasur për qëllim krijimin e një uniteti të mendimit dhe të veprimit politik. Hoxhaj deklaroi se mungesa e opozitës sot në seancë për një temë kaq madhore e cila ka të bëjë me përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës është mungesë e përgjegjësisë. Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se teksti i platformës që përfshinë parime, temat e Kosovës në dialog, dhe qëllimet strategjike është një dokument i mirë i cili e deklaron dhe kornizon vullnetin tonë politik duke e shndërruar në qëndrim tonin zyrtar.