leoni

Arsimtarët pensionist nga Malisheva, kanë vizituar mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ka organizuar edhe një vizitë në qytetin e Korçës, përkatësisht një vizitë në objektin e shkollës së parë shqipe, të mësimdhënësve të pensionuar nga Komuna e Malishevës. Së bashku me mësuesit pensionist, në Korçë, po qëndron edhe drejtori komunal për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, sipas të cilit, gjatë kësaj vizite, përveç vizitës në Korçë, do të vizitohen edhe monumente tjera me rëndësi historike dhe kulturore në Shqipëri. Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Malishevës, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …