Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Filip Drewry ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar nuk e përkrah asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur kryetar i Kosovës. Duke komentuar deklaratat e zëvendës-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, të martën, tha se Amerika e përkrah zgjedhjen e kryetarit të Kosovës dhe se ajo e di kush janë kandidatët për president duke nënkuptuar vetvete, zotëri Drewry ka saktësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin institucionet demokratike të Kosovës, duke përfshirë procesin e zgjedhjes së kryetarit. Amerika nuk e përkrah asnjë kandidat individual për kryetar, apo për ndonjë post tjetër, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …