Ministri Reçica takoi kryetarin e Komunës së Kamenicës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ministri Reçica dhe kryetari Kastrati biseduan rreth thellimit të bashkëpunimit mes MPMS-së dhe Komunës së Kamenicës në projekte të përbashkëta, në të mirë të komunitetit.

Reçica dhe Kastrati diskutuan rreth politikave dhe zhvillimeve aktuale të ministrisë dhe Komunës, në bazë të të cilave do të ndërtohen edhe urat e bashkëpunimit në projekte konkrete, për të cilat u dakorduan që ti konkretizojnë në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka mirëpritur në takim drejtuesit dhe basketbollistët e KB GRAPELAND

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori …