Ministri Endrit Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së bashku me zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdarajn dhe kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj, vizituan kompaninë e prodhimit të lëngjeve “Frutex” në Gelancë të Suharekës. Pas vizitës së reparteve prodhuese të kësaj kompanie, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala u shpreh: “Është kënaqësi për mua që të jem në vizitë në kompaninë ‘Frtutex’ dhe të njoftohem më për së afërmi me këto prodhime vendore të jashtëzakonshme. Kjo kompani përveç se është shumë prezent në tregun vendor, po ashtu ka arritur që produktet e Republikës së Kosovës t’i eksportojë në shumë shtete të botës”, u shpreh ministri Shala. Ai më tej ka shtuar se unë si ministër e siguroj pronarin e kompanisë, por edhe prodhuesit tjerë vendorë se përkushtimi i jonë si qeveri është në përkrahjen e prodhuesit vendor për ta gjetur më lehtë tregun evropian dhe më gjerë”. Ndërsa, pronari i kompanisë “Frutex”, Sahqir Palushi fillimisht e falënderoi ministrin dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën që i bënë kompanisë dhe mbi të gjitha për përkrahjen e ministrit për prodhuesit vendorë. Po ashtu, afaristi i suksesshëm Palushi theksoi se kemi pasur mbështetje të vazhdueshme duke na mundësuar neve si kompani pjesëmarrjen nëpër panaire ndërkombëtare, të cilat na kanë sjellë rezultate. Kështu për herë të parë, si rezultat i pjesëmarrjes nëpër këto panaire kemi bërë marrëveshje për eksport në shtetet, si: Irak, Libi dhe Keni. Për këtë, Palushi tha se e inkurajoj ministrin Shala që të vazhdojë me mbështetje për prodhuesit vendorë si mundësi për ta ndryshuar disbalancin tregtar të Kosovës”. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe ministri Endrit Shala janë të  përkushtuar në mbështetje të vazhdueshme për prodhuesit vendorë.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …