Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i pakënaqur me zvarritjen e procesit të transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura. Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plano afatgjatë dhe struktura. Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri. Ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur. Nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim, ka thënë Çeku.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …