Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta. Aktiviste e aktivistë të kolektivit “MarShojmë s’Festojmë” organizojnë marshin protestues për të kërkuar barazi më të plotë, e jete më të drejtë. Marshi fillon nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 12:00. Tek shqiptarët kjo ditë njihet edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …