Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është cituar të ketë deklaruar se vonesat në funksionimin e institucioneve po shkaktojnë dëme të mëdha për vendin. Pushteti aktual e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar më tutje me këtë qeveri, veçanërisht me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dihet se figura e kryetarit parashihet të jetë figurë unifikuese dhe me kredibilitet të lartë, që shkon përtej partive politike. Kandidati Hashim Thaçi është krejt kundër këtyre parimeve”, ka theksuar Kadaj – Bujupi. Ajo ka theksuar se ky Kuvend nuk ka legjitimitet të vazhdojë me mbajtjen e seancave, sepse e ka shkelur kushtetutën e vendit. Ne presim që me 17 shkurt të përfundojë kjo qeveri, ka thënë mes tjerash deputetja, Kadaj-Bujupi.
Kontrolloni gjithashtu
Hajdar Beqa: Qeveria aktuale nuk ka pasur asnjë agjendë të stabilizimit të gjenerimit të energjisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur …