leoni

U nënshkruan kontratat e punës me 45 punëtorë të cilët do të angazhohen në njësinë e “Eko regjionit” në Malishevë

U nënshkruan kontratat e punës me 45 punëtorë të cilët do të angazhohen në njësinë e “Eko regjionit” në Malishevë

Sot janë nënshkruar kontratat e punës me 45 punëtorë të cilët do të angazhohen në njësinë e “Eko regjionit” në Malishevë, për mirëmbajtjen e pastërtisë në territorin e Komunës së Malishevës. Ky punësim është realizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Eko regjionit”, ndërsa këta punëtorë, bazuar në kontratat e nënshkruara,  do të jenë të angazhuar për gjashtë muaj. Në nënshkrimin e kontratave, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili fillimisht i ka uruar të gjithë të punësuarit dhe në të njëjtë kohë ka kërkuar seriozitet në punë. “Ne po angazhohemi maksimalisht, që përmes projekteve të ndryshme, të krijojmë kushte më të mira për të gjithë, e në veçanti në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Por në të njëjtën kohë po realizojmë edhe synimin tonë për krijimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë, andaj kërkoj ana juaj që edhe ju të respektoni punën dhe të jeni përgjegjës”, ju ka thënë kryetari Begaj, të punësuarve përmes kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …