Ministri, i MZH-së, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se ish-gjiganti metalurgjik dhe ekonomik i Kosovës, “Trepça” u regjistrua si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjiganti. Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës. Regjistrimi i “Trepçës”, pason miratimin nga Kuvendi i Kosovës javë më parë të statutit, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …